Man Utd ndalet në Old Trafford në barazim pa gola me Hull City
“Djajtë e Kuq” barazuan në shtëpi ndaj Hull Cityt, që është barazimi i tretë radhazi në ligë, transmeton Koha.net.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk arriti të gjejë rrugën e golit përkundër që pati 12 goditje në drejtim të portës së kundërshtarit, dhe që pati topin më tepër në këmbët e veta.
Unitedi tani ka 42 pikë, dhe mban vendin e gjashtë. Përderisa Hulli me këtë barazim del në vendin e parafundit me 17 pikë.



