‘100 problemet’ e Ledrit që i sollën 100 suksese
Pas një pauze 2 vjeçare që kishte, ai pikërisht në këtë datë, tri vite më parë, publikoi një këngën të quajtur ‘100 probleme’, shkruan lajmi.net
Një tekst që përshkroi realitetin e atëhershëm të tij, rikthimin si solo reper, pas shkëputjes nga Babastars dhe një klip shumë eksplicit, bëri që Ledri të shënoj një revolucion në repin shqiptar dhe karrierën e tij.
Pas këtij projekti, pasuan edhe shumë këngë të tjera të cilat u shëndrruan në hite për kohë shumë të shkurtë.
“Hallakama, ‘SRMN’, ‘King’, ‘Veç a jena mirë’ e këngë të tjera, i hapën dyert e suksesit reperit i cili ndonëse pauzoi dy vite, arriti të bëhet prapë një nga emrat më favorit të industrisë muzikore shqipe.
Pos projekteve të suksesshme, edhe mbrëmjet muzikore dhe bërja si imazh i një nga kompanitë më të njohura në Kosovë, shtuan suksesin në bagazhin artistik të tij.
100 problemet që nuk kanë mundur ta ndalin atë, i sollën atij mbi 100 suksese të tjera, duke i dhënë epitetin që e meriton: Reperi më i kërkuar shqiptar.
Duket se gjithë këto arritje, i japin Ledir vullnet që të sjellë projekte akoma më të mira e me të pëlqyera, duke e mbajtur fjalën që e thotë: është VULA!



