Donald Trump realizoi telefonatën e tij më të keqe
Arsyeja e mosëmarrveshjes, erdhi pasi dy udhëheqësit diskutuan një marrëveshje që ishte arritur nën administratën Obama, ku SHBA do të pranonte refugjatë nga Australia të cilët jetojnë në ishuj, në qendra paraburgimi për shkak të politikave të rrepta qeverisëse.
Shumë prej tyre janë nga shtatë vendet të prekura më së shumti nga vendimi i Trumpit.
Përmes një postimi në Twitter Donald Trump tha:
“A mund ta besoni, administrata e Obamës ka rënë dakord për të pranuar mijëra emigrantë ilegal nga Australia. Pse? Unë do ta studiojë këtë marrveshje të pamend”
Telefonata që u zhvillua këtë fundjavë ishte një nga katër telefonatat, që Trump pati me liderët botërorë atë ditë. /Periskopi/



