Ibrahimovic dashuron një ekip italian, nuk është Milani
Sulmuesi suedez, i cili pritet të zgjasë kontratën e tij në Manchester United në sezonin 2017-18, tashmë ka luajtur për Inter, Juventus dhe it në Itali dhe synon që t’i bashkohet dhe Napolit.
Agjenti i tij, Raiola ka theksuar se çdo gjë është e mundur me Ibrahimovic dhe thotë se ai është i njohur mirë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis.
“Ai ka qenë gjithnjë i dashuruar me Napolin dhe pasionin e napolitanëve. Këtë e kam thënë gjithnjë hapur, sepse ai është rritur në një familje të ngjashme me napolitanët, ashtu si edhe me mua. Ibra e di se ç’do të thotë dashuria e napolitanëve dhe ky pasion e ka tërhequr gjithnjë. E di se presidenti Aurelio De Laurentiis e do dhe me Zlatanin nuk i dihet kurrë”, u shpreh Raiola në “Radio CRC”.



