Skandaloze: Kisha i drogon përmes biskotave

Skandaloze: Kisha i drogon përmes biskotave

Pikërisht kjo gjë, u ka ndodhur disa personave në një kishë në Blomington, ku u droguan me anë të biskotave të cilat përmbanin lëndë narkotike.

Perosnat të cilët ishin që nga mosha 12 deri në 70 vjeç,  ishin paraqitur në urgjencë me “efekte negative” pasi kishin ngrënë nga këto biskota.

I dyshuari për këtë ngjarje është 74 vjeçari i identifikuar si Jones, ai tregoi se i kishte pregatitur biskotat mirëpo në vend të vajit kishte shtuar një shishe me lëng portokalli e cila ishte marihuane.

Ai u arrestua për pakujdesi dhe posedim të lëndëve narkotike.

Ndërsa  At Daniel Manhan tha: “ Ne jemi duke u lutur për të gjithë të cilët janë përfshirë në këtë rast, ne jemi duke u lutur edhe për zotin Johnes, ne po lutemi për mëshirë dhe drejtësi” tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: