Lajm i hidhur për futbollin, pensionohet legjenda angleze
Ish-ylli i Chelseat dhe West Ham Unitedit, ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet pas 21 vjet karriere profesionale.
“Pas 21 vjet të pabesueshme, unë kam vendosur se tani është koha e duhur për të përfunduar karrierën time si futbollist profesionist”, ka shkruar Lampard në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Përderisa unë kam marrë një numër ofertash emocionuese për të vazhduar për të luajtur në shtëpi dhe jashtë vendit, ndjej se si 38-vjeçar është koha për të filluar një kapitull tjetër në jetën time”.
“Jam jashtëzakonisht krejt për trofetë që kam fituar, që e kam përfaqësuar vendin tim mbi 100 herë dhe që kam shënuar më shumë se 300 gola në karrierë”.
Lampard është një ndër legjendat më të njohura të Chelseat. /Periskopi.com



