UEFA shpërblen klubet për futbollistët në “Euro 2016”, ja kush fitoi më shumë (FOTO)
UEFA ka shpërblyer klubet që lejuan futbollistët e tyre të luajnë me përfaqësueset respektive në eliminatoret dhe fazën finale të Euro 2016.
Klubi që përfitoi më shumë është Juventus që kishte 12 futbollistë në Europianin e Francës. Shifra që shkoi në arkat e “Zonjës së Vjetër” ishte rreth 3.5 milionë euro duke lënë pas vetëm për pak Liverool-in me gati 3.4 milionë euro.
Podiumin e plotëson një tjetër skuadër angleze, Tottenham me 3 milionë euro i ndjekur nga Manchester United dhe Bayern Munchen, transmeton “Albeu.com”.
Klasifikimi vijon me Realin e Madridit, Arsenalin e Barcelonën, ndërkohë që në dhjetëshen që kanë përfituar këtë bonus nga UEFA përfshihen edhe Roma e Southampton.




