Itali – Shqipëri, ja kur do të dalin në shitje biletat
Federata e Futbollit e Italisë ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen e 24 marsit do të dalin në shitje të hënën prej orës 15:00.
Biletat mund të blihen në të gjitha pikat e shitjes së “TicketOne” si dhe online në ueb-faqen zyrtare të Federatës (“Figc.it”) si dhe në “Vivoazzuro.it” e “TictetOne.it”.
Ndeshje mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet më 24 mars në stadiumin e Palermos “Renzo Barbera”.



