Gjeorgjisë i liberalizohen vizat, Kosova mbetet me gishta në gojë
Heqja e vizave për Gjeorgjinë është mundësuar me një mekanizëm ligjor që përcakton tërheqje përsëri në gjendje të mëparshme nëse thyhen rregullat ose ndodhë diçka e tillë nga ana e Gjeorgjisë.
Parlamenti Evropian e votojë me 553 vota pro, 66 kundër dhe 28 abstenime.
Udhëtimet pa viza pritet të futet në aplikim kah fundi i marsit pas aprovimit edhe të Këshillit Evropian.
Kryeministri i vendit, Giorgi Kvirikashvili, ka thënë se kjo është një ditë historike dhe ka falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian, transmeton Klan
“Në fakt, kjo është dita më e suksesshme e Gjeorgjisë. Vendimi i sotëm do të dëshmojë se politikat e Gjeorgjisë për afrim më të madh me Bashkimin Evropian do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve gjeorgjianë”.



