Ndahen 400 mijë euro për Pishinë Olimpike në Prizren, dhe ndërtimin e stadiumit në Zhur
Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend, transmeton Koha.net.
Përveç këtyre investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në projeksionet buxhetore, sivjet do të investojë në Prizren edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një varg projektesh të rëndësishme.



