Kosova eliminohet nga kualifikimet në futsall

Kosova eliminohet nga kualifikimet në futsall

Kosova sot pësoi humbjen e parë, 2 me 1 nga Danimarka, duke u larguar nga pozita e parë e Grupit E parakualifikues dhe për të ecur tutje i duhej vetëm fitorja e Qipros në përballje me Norvegjinë, në kuadër të takimit tjetër në këtë grup. Por, kjo nuk ndodhi pasi që Norvegjia, e cila pësoi në dy ndeshjet e para, në të fundit barazoi 4 me 4 me Qipron.

Kosova mbyll fazën e parakualifikimeve në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa lideri Danimarka që shkon tutje falë fitores në përballjen e drejtpërdrejtë me Kosovën.

Shpërndaje në: