Kusari dhe Deda tregojnë pse Vjosa Osmani nuk u bashkua në partinë e tyre të re

Kusari dhe Deda tregojnë pse Vjosa Osmani nuk u bashkua në partinë e tyre të re

Mimoza Kusari Lila tha se Vjosa Osmani i ka dyert e hapura tek “Alternativa” për shkak të ideve të saj për demokracinë dhe mënyrën se si ka treguar kulturë parlamentare.

Sipas saj, do të ishte ideale që Osmani të ishte pjesë e partisë së tyre.

Por, siç duket, deputetja Vjosa Osmani, ka refuzuar ftesën e tyre për shkak se ajo synon riformatim brenda LDK’së, parti pjesë e së cilës është edhe ajo.

Por, mundësinë që Osmani të jetë pjesë e partisë “Alternativa” nuk e ka hedhur poshtë ish-deputeti Ilir Deda, i cili tha se kanë bashkëpunim të jashtëzakonshmë me Osmanin.

“Kisha dashur që sante ajo të jetë me ne. Por, fakti që nuk është, nuk do të thotë se nuk do të jetë në të ardhmen”, tha Deda. /Periskopi/

Shpërndaje në: