Rrëfen Mimoza Kusari: Dastid Pallaska deshi të hynte në politikë, u pendua

Rrëfen Mimoza Kusari: Dastid Pallaska deshi të hynte në politikë, u pendua

Në mesin e të përfolurve ishte edhe avokati, Dastid Pallaska, më shumë i njohur si opinionist i Klan Kosovës.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila  në emisionin “Rubikon” tha se Dastid Pallaska e kishte pasur një shkëputje, andaj vendimin  e tij e respektojnë ata.

Por, sipas tyre nëse Dastidi apo të tjerët mendojnë se është momenti i duhur për të dhënë kontribut në skenën politike, atëherë tashmë e kanë një alternativë.

Javë më parë u raportua nga mediat se avokati Dastid Pallaska do t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, si pjesë e “Alternativës”.

I menjëhershëm kishte qenë reagimi i tij, duke thënë se ishte Shpend Ahmeti, ai i cili kishte porositur këto lajme, duke besuar kështu që Ahmeti po e shihte atë si konkurrent./Periskopi/

Dastid Pallaska kërkon vëmendje të Madhe, pretendon se Shpend Ahmeti e sheh konkurrent

 

Shpërndaje në: