Kisha probleme me gazra, Jesus i rrëfehet Fernandinhos (Video)

Kisha probleme me gazra, Jesus i rrëfehet Fernandinhos (Video)

Jesus në mesjavë shënoi edhe golin e parë me Cityn në Ligën Premier përballë West Ham United.

Por një gjë e pazakontë i ka ndodhur lojtarit në fund të ndeshjes, përcjell Telegrafi.com.

Gjiganti televiziv ESPN Brazil ka zbuluar fjalët që Jesus i ka thënë shokut të skuadrës, Fernandinhos.

“Sa shumë po më qeshet, sapo lëshova disa gazra andej nga Delph”, i thoshte Jesus Fernandinhos duke qeshur.

Kjo gjë ka bërë që edhe drejtuesit e emisionit në ESPN të qeshin shumë.

Kujtojmë që City shënoi fitore të thellë në udhëtim tek West Ham United.

https://youtu.be/NoCHNGYX6M4

Shpërndaje në: