Besoni ose jo, kjo modele e refuzoi Ronaldon
Që nga ndarja me modelen tuse, Irina Shayak, Cristiano Roanldo gjithmonë ka qenë në kërkim të aventurave të reja, por duket se është i pafat.
Modelja 29-vjeçare, Rhian Sugden, ka rrëfyer historinë e saj me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
“Gjithçka nisi në telefon. Shkëmbimi i numrave ishte sipas mënyrës klasike. U vendos një kontakt dhe kjo ishte pjesa më e madhe e punës. Por, ai ishte shumë këmbëngulës gjë që më shtyu t’i them jo”, tregon modelja 29-vjeçare.
Ronaldo është përfolur edhe më herët për refuzime nga femrat. Aline Lima, modele 22-vjeçare nga Brazili ditë më parë bëri të ditur se Ronaldo i kishte kërkuar që t’i dërgonte foto nudo, por “të mos i tregonte kujt”, por edhe kjo kërkesë e portugezit ishte refuzuar.





