Ambasadorja amerikane godet rëndë Rusinë
Haley tha, se sanksionet amerikane kundër Moskës do të mbeten në vend derisa të tërhiqet nga Krimea.
“Shtetet e Bashkuara e dënojnë rëndë dhe bëjnë thirrje të menjëhershme që të ndalojë pushtimi rus ndaj Krimesë, tha Haley e cila është e dërguara e Presidentit Donald Trump, në organizatën botërore, “Krimea është pjesë e Ukrainës, sanksionet tona lidhur me të do të mbeten në vend derisa Rusia ta kthej kontrollin e gadishullit, Ukrainës”
Thuhet se Shtëpia e Bardhë ishte në dijeni për fjalimin e ambasadores, Dana Bash për CNN tha se ajo nuk mori udhëzime dhe as nuk i’u ndalua çfarë të fliste. /Periskopi/



