Faton Topalli me kitarë, Frashër Krasniqi me çifteli – ia thonë këngës së bashku (Video)
Ditët që zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi po i kalon në arrest shtëpiak, nuk duket se po i përjeton rëndë.
Me vizita të shumta nga bashkëaktivistët e zyrtarët e lartë të VV-së, qëndrimi brenda katër mureve po bëhet më i lehtë për të, derisa autoritetet shtetërore të marrin një vendim për të, shkruan Periskopi.
Në Facebook, Krasniqi ka publikuar një video, ku shihet duke kënduar së bashku me deputetin e VV-së, Faton Topalli.
Përderisa Topalli i bie kitarës, në anën tjetër Krasniqi ka në dorë instrumentin tradicional të këngës shqiptare, çiftelinë.
Krasniqi e Topalli së bashku ia thonë këngës.
Shiheni videon:



