Ky është dokumenti i nënshkruar për heqjen e murit, ja çfarë parashihet aty (Dokument)
Indeksonline ka siguruar dokumentin në të cilin është pararparë heqja e këtij muri ilegal. Firmosjen për largimin e tij e kanë bërë edhe serbët e veriut, respektivisht kryetari Goran Rakiq dhe Branimir Stojanoviq. Ndër të tjera, aty thuhet se palët kanë rënë dakord për heqjen e strukture ekzistuese dhe zbatimin e një projekti të ardhshëm.
“Me 4 ose 5 shkurt duhet të rrënohet objekti. Të dielën do të bëhet largimi i strukturës ekzistuese”, thuhet në vendimin e nënshkruar në orën dy pasmesnate.
Derisa është paralajmëruar se ndërtimi i projektit të ri do të nis me 7 shkurt. “Drejtoria e urbanizmit në veri do ta lëshojë lejen e ndërtimit në përputhje me pikën III të këtij vendimi”.




