A pati sherr në mes Mavrajt dhe De Biasit?
Në ditët e fundit është përfolur se mbrojtësi dhe italiani kanë patur mosmarrëveshje mes tyre për shkak të shiritit të kapitenit. Por pas takimit që të dy kanë patur në Hamburg, trajneri i Kombëtares ka hedhur poshtë zërat. Në një prononcim për Federatën Shqiptare të Futbollit, De Biazi u shpreh:
“Përkundër çdo lloj hamendësimi, do të thoja që mes trajnerit të kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shumë i përfshirë me kombëtaren dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”,- tha trajneri i Kombëtares De Biazi pas takimit të djeshëm me Mavrajn në Hamburg.
Foto e publikuar në faqen zyrtare te FSHF vjen pas takimit me të në përfundim të sfidës me Leverkusenin.
“Kjo ishte një vizitë e njëjtë sikundër bëra edhe me Berishën, apo sot në këtë të shtunë në Bazel ku do të ndjek Taulant Xhakën e Sadikun. Për të vijuar në ditët në vijim me lojtarë të tjerë. Një xhiro normale për të parë çunat dhe për të ndjerë afërsinë mes njeri-tjetrit”,- përfundoi De Biazi për faqen zyrtare të FSHF-së.



