Ndodh në Shqipëri, tifozët shkojnë me kazma dhe lopata për ta prishur fushën, por çka ndodhi pastaj?

Ndodh në Shqipëri, tifozët shkojnë me kazma dhe lopata për ta prishur fushën, por çka ndodhi pastaj?

Gjatë ditës së sotme një grup prej rreth 10 tifozës të ekipit të Tiranës janë nisur herët mëngjesin e sotëm drejt stadiumit “Selman Stërmasi” me kazma e lopata në duar.

Ata tentuan që të dëmtonin terrenin e fushës, por ndërhyja e policisë ka bërë që gjithçka të mbetej në tentativë.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.02.2017, rreth orës 04:31, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku me vete kanë patur vegla pune.

Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, shtetasit:

– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
– M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë.
– M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.

Shtetasve të lartë përmendur, gjithashtu dhe në brendësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 lopatë me bisht druri
– 1 kazmë me bisht druri
– 2 bel me bishta druri.

Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qenë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017.

Shpërndaje në: