Drejtori i FBI, mbron vendimin mbi rastin e Hillary Clinton
Drejtori i FBI, James Comey gjatë një seance të Kongresit të ditë së enjte, mbrojti vendimin e tij për të mos ngarkuar Hillary Clinton me akuza për shkak të përdorimit të postës së saj elektronike private.
Republikanët vazhdimisht thanë se Clinton ka marr trajtim të veçantë dhe siguri të kompromentuar kombëtare.
Por krahas këtyre Comey nga FBI, ka dëshmuar se Hillary Clinton, sa ishte në diplomacinë amerikane nuk ka thyer ligjin apo edhe hetuesit nuk kanë çorientuar.
Hillary Clinton, kandidate demokrate për President të SHBA-së, u paragjykua se ka përdorur serverët privat të postës elektronike derisa ishte në postin e sekretares së shtetit.
Paul Ryan, tha se vendimi i Comey-t nga FBI dëshmon se Clinton ka vepruar në përputhje me ligjin duke pyetur nëse ajo duhet të intrukturohet mbi informacione e tilla si një kandidate për President.
James Comey tha se ai dhe FBI kanë hetuar rastin në një mënyrë profesionale dhe apolitike, njofton Klan Kosova.
Comey tha gjithashtu se Clinton, ishte e pakujdesshme në këtë çështje por nuk e theu ligjin.



