Mourinho: Dua të bëhem legjendë e Man United
Ai ka pasur suksese të mëdha deri më tani në karrierë, dhe cilësohet si legjendë te Porto, Interi, Chelsea e Reali dhe ashtu e vlerëson edhe ai, transmeton Koha.net.
“Jam legjendë në klubet e mia. Jam legjendë te Porto, Interi, e Chelsea. I përkas historisë së tyre vërtetë shumë, shumë lartë. Gjithashtu edhe te Reali jam pjesë e historisë së tyre. Te Manchester Unitedi tani jam pjesë e historisë sepse kam një fotografi ku janë edhe menaxherët e tjerë. Por, kam fituar një Community Shield dhe asgjë më shumë. Mendoj se po punoj vërtetë shumë, më shumë se kurrë. Por, e vërteta është se historia është bërë nga numrat, nga numri i trofeve”, është shprehur Mourinho, raporton Goal.



