Shkupi i mbytur, mbrëmë kulmi i ndotjes

Shkupi i mbytur, mbrëmë kulmi i ndotjes

Stacionet matëse në disa pjesë të qytetit kanë matur 1218 mikrogram grimca PM10 për metër kub. Ajër më të ndotur kanë thithur banorët e Karposhit, Gazi Babës, ndërsa stacionet matëse lokale matën 520 mikrogramë grimca PM10 për metër kub.

Përveç në kryeqendër, ajër tri herë më të ndotur sesa është lejuar thithin edhe qytetarët e Tetovës.

Edhe në Kumanovë janë matur 223 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër.

Vetëm qytetarët e Manastirit sot thithnin ajër që është në kuadër të ndotjes së lejuar.

Shpërndaje në: