Rritet në 38 numri i të vdekurve në ortekun e borës në Afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Afganistanit për Menaxhimin e Fatkeqësive, Omer Mohammadi, ka thënë se më shumë se 20 persona janë lënduar, transmeton Express.
Sipas tij, 22 nga 34 provincat e Afganistanit janë goditur nga bora e madhe.
Përafërsisht 20 shtëpi janë shkatërruar nga orteku dhe gati 50 të tjera janë dëmtuar rëndë.



