Teuta Krasniqi jep një lajm të mirë për serialin “Kafeneja Jonë”
Aktorja Teuta Krasniqi, ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e serialit “Kafeneja Jonë”.
Një nga serialet më të shikuara pas ndërprejrës në RTK, u rikthye por vetëm me 12 episode, pasi problemi i financimit bëri që ky serial të ndërprehët.
Por sot Teuta Krasniqi, e cila luan rolin e Sarandës në këtë serial, ka dhënë lajmin se “Kafeneja jonë “ do të rikthehet në RTV21, transmeton “Magazina.al”
Aktorja e cila është e ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me RTV21 dhe nga ky muaj do t’i kenë studiot në ambientet e TV21, ku do të vazhdojnë xhirimet dhe më pas transmetimi në këtë televizion.



