Qeveria tregon se a do të ketë mur tjetër
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, në konferencën e mbajtur me kryeministrin Mustafa në lidhje me rrëzimin e murit ka thënë se tashmë në MItrovicë kemi një situatë me normalitet të plotë.
Ai ka thënë se nuk do të ketë asnjë lloj muri e asnjë lloj pengese jashtë marrëveshjes së arritur ditë më parë.
Shala ka thënë se është hartuar Plani për sheshin i cili do të jetën në harmoni me marrëveshjen.
“Nuk do të ketë asgjë që do ta ndalojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, në asnjë mënyrë”, u shpreh ai.
Shala tha se aty do të ndërtohet një shesh vetëm kaq./Periskopi



