Low: Franca do ta mposhtë Portugalinë në finale

Low: Franca do ta mposhtë Portugalinë në finale

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, thotë se Franca do ta fitojë Kampionatin Europian 2016.

Sipas trajnerit të Gjermanisë, që pësoi 2 me 0 nga Franca në gjysmëfinale, nikoqiri i Europianit do ta fitojë edhe finalen ndaj Portugalisë më 10 korrik.

“Franca me sukses u fut në finale – nëse fitoni 2 me 0 ju e meritoni atë. Mendoj se Franca do të fitojë ndaj Portugalisë – Portugalia nuk më ka bindur aq shumë. Franca ka ekip shumë të mirë, por ne ishim më të mirë sot”, ka thënë Low, transmeton koha.net.

Shpërndaje në: