Ky është doktori, fotografia e të cilit emocionoi botën (foto)

Ky është doktori, fotografia e të cilit emocionoi botën (foto)

Kirurgu i zemrës, polaku zbigniew religa dhe pacienti i tij tadeusz zitkevits kanë një lidhje unike, siç shihej edhe në foton e national geographic.

Doktori i lodhur, afër pacientit të tij, pas një operacioni që zgjati 23 orë, emocionoi të gjithë ata që e panë foton – e cila ishte futur në listën e 100 fotove më të mira të publikuara në historinë e revistës, transmeton gazeta express.

Sot doktori nuk është më gjallë, por pacienti po – i cili ka treguar historinë mahnitëse për publikun. nuk ishte vetëm një operacion i vështirë, por edhe i pamundur.

Shkencëtari i cili kreu më 1986 operacionin e parë për transplantin e zemrës në Poloni, dëshiroi që ta merrte vetë përsipër shpëtimin e 61 vjeçarit, tadeusz zitkevits, të cilin doktorët e tjerë nuk u pajtuan që ta operonin për shkak të moshës së tij.

Në vitin 1987 u gjet dhuruesi i duhur. pa humbur kohë, religa informoi pacientin se operacioni duhet të fillojë menjëherë. në fund të ditës, fotografia më poshtë ishte bërë nga fotografi amerikan james lee stanfilnt nga national geographic.

g8mkrhg_1486314764-8539977

Pas 23 orësh në dhomën e operacionit, religa “i vdekur për gjumë” qëndronte roje pranë pacientit të tij, duke e shikuar me ankth përparimin e shëndetit të tij në monitorët që ishin lidhur, transmeton gazeta express.

Stanfilnt nuk u fokusua vetëm në doktorin e palodhshëm dhe pacientin e tij, i cili po luftonte për jetë me ndihmën e makinave të teknologjisë, por ai përfshiu edhe një asistent të rraskapitur të kirurgut, i cili nuk mund të qëndronte më dhe ra për të fjetur në dysheme në skajin e dhomës së operacionit.

“Në këtë epokë të duhet diçka më shumë se veç një foto e mirë. të duhet informacion dhe elemente që shtojnë dimenzion dhe dramë në fotografi, dhe që ndihmon në tregimin e historisë”, thoshte fotografi.

Historia në këtë rast kishte një fund të lumtur. ditën e nesërme, pacienti u shërua dhe po ndjehej më shëndetshëm se kurrë më parë. religa u çlirua, pasi transplanti i dytë i tij i zemrës u përfundua me sukses.

Kirurgu polak shkëlqeu në fushën e transplantimeve gjatë viteve të 90’a, dhe më 2004 ai ishte shpërblyer për krijimin e një pompe për të mbështetur funksionin kardiak.

Gjithashtu, ky kirurg hero i hyri edhe politikës. ai u zgjodh ministër i shëndetësisë dhe shërbeu nga viti 2005 deri më 2007. por, karriera e tij përfundoi me kaq, pasi më 2009 ai fitoi kancer në mushkëri i cili ia mori jetën.

Edhe pse si doktor i dinte rreziqet e cigares, ai ishte një maniak i cili gjithmonë deklaronte se nuk do ta linte duhanin. kur iu zbulua sëmundja, ajo tashmë ishte në shkallën e fundit.

Ai vdiq dhe funerali i tij u transmetua live në televizionet në poloni. që të dy, si fotografi ashtu edhe pacienti 88-vjeçar, zitkevits tadeusz ishin aty. zitkevits mbante fotografinë me kirurgun, doktorin hero i cili po qëndronte pranë tij kur ai ishte shtrirë në sallën e operacionit.

Shpërndaje në: