Patriots fitojnë Super Bowl (Foto)
New England Patriots të udhëhequr nga Bill Belichick, kanë arritur të mposhtin Atlanta Falcons me rezultat 34-28, në një nga finalet më interesante në histori të futbollit amerikan, transmeton Periskopi.com.

Patriots, në krye me Tom Brady, që nga shumë cilësohet si ‘quarter-back’ më i mirë në histori të këtij sporti, arritën të fitojnë Super Bowl-in e pestë në historinë e tyre.
Poashtu edhe për Brady dhe Belichick kjo është fitorja e pestë e Super Bowl në karrierën e tyre, ku të gjitha i kanë fituar me New England. /Periskopi/




