Martial largohet nga Man Utd, transferohet të gjigandi europian?
Sipas The Mirror, Martial do të tentojë të transferohet në gjigandin francez Paris Saint-Germain në verën që do të vie, transmeton Periskopi.com.
21-vjeçari në këtë sezonë nuk po arrinë të ketë minutazhë të madhe nën urdhërat e trajnerit portugez, Jose Mourinho dhe besohet se portugezi do të veprojë njëjtë si në rastin e De Bruyne sa ishte trajner i Chelsea.

Anthony Martial, Manchester United
Martial në këto javët e fundit ka humbur vendin e titullarit dhe qëndrimi i tij në bankë nuk po i pëlqen.
Ish anëtari i Monacos në 73 paraqitje për ‘djajët e kuq’ ka realizuar 23 gola gjatë këtyre dy sezonave. /Periskopi/



