Ish-presidenti katalunas që votoi në referendum del para gjykatës

Ish-presidenti katalunas që votoi në referendum del para gjykatës

Ai është akuzuar për përfshirje në referendumin për pavarësimin e Katalunisë në nëntor të vitit 2014.

Mas po përballet me akuza të rënda të mosbindjes civile, pasi votimi u krye në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese të Spanjës. Prokurorët kanë kërkuar që ai të suspendohet nga puna për 10 vite.

Kjo gjithashtu është hera e parë që një udhëheqës i Qeverisë katalanse të dal në gjyq, Artur Mas do të shfaqet me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë ish-zëvendëspresidentja Joana Ortega dhe ish-ministren e Arsimit Irene Rigau.

Ish-presidenti po gjen mbështetje nga turmat e mëdha të njerëzve të cilët u shfaqën me parullat “Ju nuk jeni vetëm” dhe “Pavarësi”, derisa rasti po përdoret nga përkrahësit pro-pavarësi, derisa qeveria ka premtuar një votim të ri në shtator.

Gjatë një konference per shtyp, Mas tha se qeveria është e vendosur që të shkojë përpara

“Ne e bëmë atë që duhej bërë në vitin 2014 dhe ne do ta bëjmë atë përsëri në qoftë se rrethanat kërkojnë të njejtën gjë, “tha ai. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: