Arsyeja pse njerëzit e suksesshëm vishen gjithmonë njëjtë
Këtu janë disa nja arsyet se pse njerëzit më me ndikim në botë janë veshur gjithmonë njëjtë:
- Zvogëlimi i vendimeve
Njerëzit e suksesshëm kanë shumë vendime të rëndësishme për të marrë gjatë ditës dhe nuk dëshirojnë që ajo se çfarë do të veshin, të jetë një nga to.
Kjo është njëra ndër arsyet pse ish-Presidenti amerikan, Barack Obama, vishej gjithmonë kaltër dhe ngjyrë hiri.
- Më pak kohë për të humbur
Sa më shumë veshje që posedojmë aq më e vështirë bëhet që të zgjidhni çfarë të vishni, dhe aq më shumë kohë do të humbni. Prandaj, zvogëlimi i opsioneve të veshjeve ju rrit kohën.
- Më pak stresuese
Sa herë që vendosni të vishni diçka më ndryshe, do t’i krijoni vetës dyshime nëse ajo është gjë e duhur për të veshur. Dhe siguria që ju krijon ajo që vishni çdo ditë është mjaft e rëndësishme që të mos eksperimentoni.
- Më pak energji e humbur
Njerëzit e suksesshëm tregojnë se kanë vendosur të vishen njëjtë sepse për të menduar çdo ditë çfarë duhet të vishnin u merrte shumë energji.
- Ikonik
Disa njerëz të suksesshëm vishen gjithmonë njëjtë sepse kjo i bën më ikonik. I bën që të krijojnë një përshtypje tek të tjerët dhe karakterizohen me atë veshje.



