Bicaj: Nuk ua kam dërguar përgjigjet e testit kandidatëve për drejtorë

Bicaj: Nuk ua kam dërguar përgjigjet e testit kandidatëve për drejtorë

Xhavit Bicaj është ndier në siklet derisa ka shpjeguar para trupit gjykues se gabimisht është në gjykatore.

Nuk ka pranuar se ka dërguar një test me pyetje-përgjigje në vitin 2014 në adresë të dy kandidatëve për drejtorë të klinikave në QKUK, Ramë Miftari e Sonja Blakaj, shkruan sot Koha Ditore.

Në atë kohë, ai ka qenë anëtar i Komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve në pozitat e drejtorëve të njësive përkatëse të kësaj qendre.

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Xhavit Bicaj, po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai, sipas aktakuzës, ua kishte dërguar testin me 29 pyetje dhe përgjigje të sakta “dy të preferuarve të tij”.

Kandidati Ramë Miftari kishte konkurruar për drejtor të Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare, kurse kandidatja Sonja Blakaj për drejtoreshë të Klinikës së Onkologjisë

Shpërndaje në: