Rihanna shfaqet në rrugë me një stil të çuditshëm (Foto)
Ajo është ndër yjet e njohura e cila ka pikasur gjithmonë me stilin e saj të veçantë.
Këtë e ka treguar jo vetëm në skenat e mëdha dhe evente të ndryshme por edhe në dalje të zakonshme.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme në Los Angelos, Riri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pikërisht për këtë arsye. 29 vjeçarja është fotografuar me një veshje interesantë e mbuluar nga koka tek këmbët, e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve./Syri.net






