Sa të gatshëm janë evropianët të luftojnë, ja ku radhitet Kosova
Në nivel global, janë intervistuar një total prej 62.398 persona, dhe në çdo vend ka pasur një monstër përfaqësuse prej 1000 burrave ose grave të cilët u intervistuan ose ballë për ballë ( 30 vende -32258 persona), nëpërmjet telefonit (12 vende, 9784 persona), ose në internet (22 vende, 20356).
Nga detajet e bashkangjitura del se Evropa është vendi ku përqindja e njerëzve për të luftuar për vendin e tyre është më e ulëta, ndërsa globalisht një mesatare prej 61 % të anketuarve në 64 vende thanë se do të luftonin.
Listën e kryeson Maroku dhe Fixhi me 94%, Vietnami dhe Pakistani me 89%, Bangladeshi me 86%, ndërsa si vendi më paqësorë me vetëm 11% të, të intervistuarve të gatshëm për luftë, është Japonia.
Rezultatet e plota janë këto, dukë filluar nga më e larta tek më e ulëta
74% – Finlandë
73% – Turqi
62% – Ukrainë
59% – Rusi
58% -Kosovë
55% Bosnja dhe Hercegovina
55% – Suedi
54% – Greqi
47% – Poloni
46% – Serbia
41% – Letoni
39% – Zvicër
38% – Irlandë
38% – Maqedoni
38% – Rumani
37% – Danimarkë
29% – Francë
28% – Portugali
27% – Mbretëria e Bashkuar
26% – Islandë
25% – Bullgari
23% -Republika Çeke
21% – Austria
21% – Spanjë
20% – Itali
19% – Belgjikë
18% – Gjermani
15% – Holandë
Që nga Lufta e Dytë Botërore, Evropa ka qenë relativisht e qetë, me përjashtim të luftërave të mëdha jugosllave dhe në Kosovë gjatë viteve 1990-1999. /Periskopi/



