Gjykata Speciale gati t’ia nis punës, emërohen gjykatësit
Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.
Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre.
Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:
Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe
Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
Anne Poëer-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali
Kai Ambos, Gjermani
Christoph Barthe, Gjermani
Michael Bohlander, Gjermani
Emilio Gatti, Itali
Nicolas Guillou, Francë
Thomas Laker, Gjermani
Guénaël Mettraux, Zvicër
Vladimir Mikula, Republika Çeke
Andres Parmas, Estoni
Michèle Picard, Francë
Kenneth Roberts, Kanada
Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Mappie Veldt-Foglia, Holandë
Christine van der Ëyngaert, Belgjikë



