Kush po e quan Mavrajn ‘beton’?
Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn dhe grekun Kiriakos Papadopulos.
Këtë e thotë një prej drejtuesve të lartë në të shkuarën të kundërshtarëve që u mundën nga skuadra e Mavrajt gjatë fundjavës.
“Të dy janë si beton në mbrojtje. Vendosmëria e tyre është edhe çelësi në një dyluftim. Jam argëtuar nga performanca e tyre në ndeshjen e fundit”, tha Rainer Kalmund, ish-menaxheri dhe drejtori i përgjithshëm i Leverkusenit.



