Shikoni si Obama po e shijon jetën (Foto/Video)
Na bazë të fotove të fundit, shihet qartë se shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë, si duket tani janë shumë larg nga ish-presidenti, derisa ai po e shijon jetën në ishullin privat të miliarderit Branson.
Obama dhe ish-zonja e parë Michelle e vizituan ishullin për pushime, pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë, muajin e kaluar.



Ish-presidenti 55 vjeçar mund të ketë dalur në pension, mirëpo ai është akoma shumë në formë që të provojë sporte ekstreme.


Ky është 65 vjeçari Branson, themelues i Virginia-s, që kontrollon më shumë se 400 kompani



Pas inaugurimit të Trumpit, muajin e kaluar, Obama për herë të parë fluturoi në Palm Spring, Kaliforni, ku ish-presidenti kaloi kohë duke marrë ajër të freskët dhe duke luajtur golf, ndërsa tani ata janë ftuar në ishullin privat derisa Barson tha “se është një nder për të që ka mundur ta ftojë ish-presidentin dhe zonjën e parë”.

Në foto shihen Obamët teksa kanë arritur në ishullin privat të Branson


Branson në një video tregon se ai së bashku me Obamën po mësonte surf në ajër, “ne kemi rënë shumë herë mirëpo jemi përpjekur përsëri e përsëri dhe kemi bërë progres gjatë ditëve, pas gjitha gjërave që ka bërë ai për botën fitoren e fundit e meritonte”, u shpreh Branson.
Ata tani janë kthyer në Uashington, ku kanë zgjedhur për të qëndruar derisa vajza e tyre e vogël Sasha, ta mbarojë shkollën e mesme. /Periskopi/



