Prokurori i Shtetit nis hetimet në rastin e ryshfetit ku e përfshirë është ministria e Liburn Aliut

Prokurori i Shtetit nis hetimet në rastin e ryshfetit ku e përfshirë është ministria e Liburn Aliut

Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet në rastin e përgjimeve për aferë korruptive,  ku e përfshirë është ministria e Liburn Aliut.

Këtë e ka konfirmuar vet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

“Iu njoftoj se lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka filluar procedurën për verifikimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura”, ka thënë Kelmendi për Nacionale.

Nëpërmjet emisionit Ditari i Buzhalës, u publikuan përgjime të cilat dëshmojnë ryshfetin e korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu. Një lidhje në gjithë këtë aferë, doli se e ka edhe këshilltari i Aliut, Florent Ramqajt. Përgjimet tregonin duke bërë pazar dajtë e Ramqajt. “20 qetash, 10 mijë ma vonë”.

 

 

Shpërndaje në: