Dorëzohet Lyon, Lacazette mund të largohet te ndonjë gjigand europian
Lacazette të hënën u shpreh haptas se dëshiron të largohet nga Franca drejt një sfide të re, ndërsa tani Aulas thotë se nuk do ta ndalë 25-vjeçarin me çdo kusht nëse arrijnë ofertat e duhura.

Alexandre Lacazette, Lyon
“Nëse një ditë ka mundësi, sigurisht, pse jo”, ka thënë ai për “OL TV”. “Alex dëshiron të luajë në klub të madh dhe Lyoni nuk bën përjashtim. Jemi në rrugën e duhur”.
Lacazette ka shënuar 113 gola në 254 paraqitje që nga viti 2010.



