Trajneri serb ndëshkon Ajetin, kjo është arsyeja

Trajneri serb ndëshkon Ajetin, kjo është arsyeja

Në debutimin e tij në Serinë A, Ajeti bëri një gabim fatal teksa ktheu gabimisht topin duke i dhënë mundësinë Empolit të barazojë shifrat.

Pas këtij gabimi, trajneri Mihajloviç e “kryqëzoi” mbrojtësin dhe tashmë pritet largimi i tij nga Torino.

Sipas asaj që raporton “calciomercato.com”, një mbrojtës do të largohet nga ekipi “granata” në qershor, dhe ai është pikërisht Ajeti.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi po kalon momentin më të keq në karrierën e tij te Torino dhe për këtë arsye duhet të ishte larguar qysh në merkaton e janarit, por zgjodhi të provonte shansin e tij.

Shpërndaje në: