Lajm i madh për sportin kosovar
Në Super G, Tahiri garën e mbylli në pozitën e 49-t, me kohën e lëshimit, prej 1 minutë, 36 sekonda e 29 të qindtat, raporton KTV.
Kosova po merr pjesë për herë të parë në një kampionat botëror të skitarisë alpine, që nga pranimi në federatën ndërkombëtare FIS.
28-vjeçari Tahiri, është kosovari i vetëm në këtë garë, derisa ai do të garojë në pesë disiplina, Lëshim, sllallom, sllallom i madh, Super G dhe në kombinim.




