Top pesë skuadrat që kanë shitur më së shumti fanela gjatë vitit 2016

Top pesë skuadrat që kanë shitur më së shumti fanela gjatë vitit 2016

Manchester Evening News raporton se gjigandi anglez ka shitur 2,850,000 sosh gjatë vitit 2016, që është ndihmuar shumë nga ardhjet e Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic.

Real Madrid renditen në vendin e dytë me 2,290,000 fanela të shitura gjatë vitit 2016, të ndjekuar nga Barcelona që gjenden menjëherë pas tyre në vendin e tretë.
Chelsea janë klubi anglez që janë më së afërti Manchester Unitedit, me 1,650,000 fanela të shitura gjatë vitit që lamë pas, duke u renditur në vendin e katërt.
Pesë pozitat e para përmbyllen me skuadrën gjermane, Bayern Munchen, të cilët kanë shitur 1,500,000 fanela gjatë vitit të kaluar dhe renditen në vendin e pestë. /Periskopi/

Shpërndaje në: