Mustafi befason të gjithë me këtë deklaratë
24-vjeçari beson se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Premier Ligës në këtë sezon.
Londinezët kanë mbetur goxha prapa garës për titull, mirëpo kjo nuk e shtyn ish-yllin e Valencias të dorëzohet.
“Mendoj se do të jetë më e vështirë se sa ishte më parë, por kam besim. Nuk do të heqim dorë. Për aq kohë sa është e mundur, do të luftojmë për titullin, por në fund do të shohim nëse kemi fat dhe nëse ne ishim mjaftueshëm të përgatitur për të fituar titullin”, ka thënë Mustafi, për Sky Sport. /Periskopi.com



