Ylli i Premier Ligës rrëfen tmerrin e luftës në Bosnje: Na vrisnin familjarët para syve
Lovren ka rikujtuar ngjarjet e frikshme që kishte përjetuar kur ishte vetëm tre vjeçar në kohën e fillimit të konfliktit.
Në një dokumentar i cili u shfaq ditën e mërkurë në LFCTV, 27-vjeçari kujton se si ai dhe familja e tij kishin udhëtuar 17 orë drejt Mynihut, për të gjetur strehim si refugjat.
“Më kujtohet kur nëna ime më merrte dhe shkonim në bodrum, nuk e di se sa gjatë qëndronim aty, mendoj se deri kur ndaleshin sirenat. Pastaj më kujtohet se unë me nënën time, xhaxhain, gruan e xhaxhait morrëm veturën dhe u nisëm drejt Gjermanisë”, rrëfeu Lovren.
Edhe pse familja e ngushtë arritën të largoheshin, jo të gjithë të afërmit e tij e patën të njëjtin fat.
“Ishin fshatrat e vogla ku ndodhën gjërat më të tmerrshme. Aty njerëzit ishin vrarë në mënyrë brutale.
Xhaxhain e kishin vrarë me thikë para syve të njerëzve të tjerë. Nuk flas asnjëherë për xhaxhain sepse është një ngjarje e vështirë, por ai ishte një nga anëtarët e familjes sime”.
Gjatë luftës në Bosnje që kishte zgjatur tre vite, rreth 104.732 njerëz kishin humbur jetën, ku 36.700 kishin qenë civil. /Periskopi.com



