Kosova mposht edhe Uellsin

Kosova mposht edhe Uellsin

Kosova U-18 ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian U-18 në Divizionin C.

Në kategorinë e meshkujve Kosova e mposhti Uellsin me rezultat prej 62-76. Mbrëmë Kosova e mposhti nikoqirin San Marinon me rezultat të thellë prej 86-54.

Një paraqitje të shkëlqyer ka treguar Vigan Gashi, i cili shënoi 17 pikë e 9 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Gent Shala që shënoi 13 pikë.

Kosova është pjesë e Grupit B me San Marinon, Maltën, Moldavinë dhe Uellsin.

Shpërndaje në: