De Gea tronditë Man Utd, Reali në alarm

De Gea tronditë Man Utd, Reali në alarm

Të mërkurën, gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar se Reali ka gati 65 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit, por ai ka insistuar se nuk është duke menduar për kalimin në Santiago Bernabeu.

“Askush nuk e di të ardhmen”, ka thënë De Gea për AS.

“E ardhmja është e ardhme. Jam shumë i lumtur tek Unitedi. Është klub i madh. Po shijoj futbollin tim në Angli”, ndërsa kur është pyetur për transferimin e mundshëm në Madrid, De Gea është përgjigjur: “Nuk do të flas për këtë. Për këtë temë nuk do të flas më. Duhet të përqendrohem në klubin tim”.

Shpërndaje në: