Pesë skuadrat me posedimin më të lartë në Europë
Në vendin e parë gjenden skuadra gjermane e Bayern Munich, me një mesatare prej 64.4 përqind.
Pas gjermanëve në pozitat dy dhe tre renditen skuadrat e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, me një mesatare të posedimit prej 61.7 përqind dhe 61.3 përqind respektivisht.
Në vendin e katërt renditen skuadra angleze e Manchester City, të cilët kanë në mesatare të posedimit prej 60.7 përqind.
Për të kompletuar listën në vendin e pestë renditen skuadra tjetër gjermane e Borussia Dortmund, që kanë regjistruar një mesatare të posedimit prej 60.3 përqind. /Periskopi.com



