Serena Williams e artë në Wimbledon

Serena Williams e artë në Wimbledon

Serena Williams është mbretëresha e tenisit në Wimbledon. Amerikanja mundi 2-0 me sete gjermanen Kerber duke u hakmarrë ndaj saj për finalen e humbur në Australian Open dhe për atë eliminim që i shkaktoi një tur më parë Venusit, motrës së saj më të madhe.

Gjermanja e vuri në vështirësi Serenën, por nuk arriti në fund të bënte surprizën e 5 muajve më parë në Melburne, duke u dorëzuar pas setit të dytë.

Për amerikanen 34-vjeçare, e cila kishte dështuar 3 herë më parë në këtë turne, ky është trofeu i 22-të Slam në karrierën e saj, duke barazuar rekordin e Steffie Graff, e cila është tenistja e dytë në hisroinë e tenisit botëror.

Klasifikimi i të gjitha kohërave në këtë sport kryesohet nga australiania Margaret Smith Court, me 24 tituj të fituar.

Shpërndaje në: