Limitohet mandati presidencial në UEFA
Presidentët e kaluar të UEFA-s nuk kishin kufizime të tilla, me shefin e fundit Lennart Johansson që ishte plot 17 vjet në krye, raporton Reuters.
Presidenti aktual, Aleksander Ceferin, që e zëvendësoi francezin Michel Platini në shtator, ka premtuar se do ta reformojë organizatën.
UEFA ka bërë të ditur se pjesë e reformave të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv ishte, “futja e kufizimit të mandateve presidenciale të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, me mundësinë që të shërbejnë maksimalisht prej tre mandateve katër vjeçare”.



